Mexhiti për Jeton Shasivarin: Është profesionist i dëshmuar dhe njeri i fushës për Ministrinë e Drejtësisë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për emrin e profesorit Jeton Shasivari për të drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me rikonstruimin qeveritar, tha se është një profesionist i dëshmuar dhe njeri i fushës në sferën e drejtësisë.

“E para mund të vlerësojmë se është një prej profesionistëve më të mirë në fushën e drejtësisë në vend, është gjeneratë e re, akademik i shkëlqyer, në asnjë rast nuk ka pasur ambicie për në ekzekutiv, por me vetë faktin që kur merret Ministria e Drejtësisë, menjëherë njerëz prej anësh se cili do bëhet, aty nuk shihet ndonjë ekonomistë apo njeri i kulturës, por njerëz të fushës dhe këtu ka dalë emri i Jeton Shasivarit. Por a është njeri i fushës dhe atij dikasteri, po”, ka thënë mes tjerash Mexhiti. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF