Modrić: I vetmi peng imi është se punova vetëm një vit me këtë trajner, CR7 është shembull
Luka Modrić ka folur për Real Madridin dhe njerëzit që kanë shënjuar karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në një intervistë për “Marca”, mesfushori kroat ka shprehur vlerësim të madh për José Mourinhon dhe Cristiano Ronaldon.
Duke kujtuar transferimin te Reali në verën e vitit 2012, Modrić tha: “Mourinho ishte personi më i rëndësishëm për ardhjen time te Real Madridi. Ai bëri gjithçka që ishte e mundur për ta bindur klubin të më merrte. Negociatat me Tottenham ishin të gjata dhe të komplikuara dhe, pa këmbënguljen e tij, Reali ndoshta do të ishte tërhequr. Për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.
Modrić shtoi me keqardhje: “I vetmi peng imi është pikërisht ky. Atë vit mësova jashtëzakonisht shumë prej tij, por do të doja të vazhdoja të punoja me Mourinho më gjatë”.
Për rikthimin e Mourinhos te Reali, ai tha: “Besoj se klubi ka marrë vendimin më të mirë. Mourinho e njeh në mënyrë perfekte ambientin, është fitues dhe ka personalitet të jashtëzakonshëm”.
Për CR7: “Jam i sigurt se do të arrijë 1.000 gola. Ka ende një uri të jashtëzakonshme dhe profesionalizëm të papërsëritshëm. Është shembull për të gjithë”. / Aktuale.mk
