Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara
Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit pjesëmarrës të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Pas katër medaljeve në ‘Tarragona 2018’, gjashtë në ‘Oran 2022’, në ‘Taranto 2026’ u thye rekordi me nënte sosh.
Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, ndërsa të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e dy nga peshëngritësi Kianoush Rostami.
Medaljet e bronzta u fituan nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.
Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për Komitetin Olimpik të Kosovës, pavarësisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (meshkujt).
Sonte (e enjte) do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. /Telegrafi/ / Aktuale.mk
