Ndodhi mrekullia: Paraguai e eliminoi Gjermaninë nga Kampionati Botëror! (VIDEO)

Përfaqësuesja e Paraguait u kualifikua në fazën e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror, pasi eliminoi Gjermaninë e favorizuar pas ekzekutimit më të mirë të penalltive. Pas kohës së rregullt, ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1, ndërsa edhe në 30 minutat shtesë nuk pati gola, prandaj fituesi duhej të përcaktohej përmes penalltive.

Në ruletën e penalltive pati dramë të vërtetë. Portieri i Paraguait, Orlando Hil, fillimisht priti goditjen e Kai Havertz, e më pas edhe atë të Woltemade në serinë e katërt. Paraguai realizoi tri goditjet e para dhe kishte dy mundësi për ta mbyllur ndeshjen, por Sanabria dhe Fabian Balbuena gabuan, kështu që pas pesë serive rezultati ishte 3:3.

Në serinë e gjashtë, për Gjermaninë goditi Jonathan Tah, por topi përfundoi lart mbi portë. Më pas, Canale shënoi për Paraguain dhe e dërgoi përfaqësuesen amerikano-jugore në fazën e 1/8 së finales.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF