Maroku është kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve në Kupën e Botës, pasi eliminoi Holandën pas një drame me penallti. Ndeshja përfundoi 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa Maroku fitoi 3:2 nga pika e bardhë.
Holanda kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Cody Gakpos, pas një aksioni të shpejtë të nisur nga Wout Weghorst dhe Crysencio Summerville. Sulmuesi i Liverpoolit u emocionua shumë pas golit, disa ditë pasi ai dhe partnerja e tij, Noa van der Bij, njoftuan se kishin humbur fëmijën e tyre të palindur.
Kur dukej se Holanda do ta fitonte ndeshjen, Maroku barazoi në minutën e parë shtesë me Issa Diop, i cili shënoi me kokë për 1:1 dhe e çoi takimin në vazhdime.
Në 30 minutat shtesë nuk pati gola të tjerë, edhe pse Maroku krijoi një rast të madh në minutën e 97-të. Fituesi u vendos nga penalltitë, ku marokenët u treguan më të saktë.
Ismael Saibari realizoi penalltinë vendimtare, duke i siguruar Marokut kualifikimin në raundin tjetër, ku do të përballet me Kanadanë. /
Aktuale.mk
