Punonjësit e policisë në Manastir, Prilep dhe Resnjë, gjatë ditës së djeshme, kanë ndaluar gjashtë persona, mes të cilëve edhe një të mitur 14-vjeçar, për shkak të drejtimit të mjeteve motorike pa leje drejtimi.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në rrugën Manastir – vendkalimi kufitar me Greqinë është ndaluar D.Sh. (21) nga fshati Kukureçan i Manastirit, pasi gjatë kontrollit të trafikut është konstatuar se po drejtonte një moped pa targa regjistrimi dhe pa leje drejtimi.
Në Manastir, në rrugën “Ilindenska”, është ndaluar edhe M.V. (22) nga Manastiri, i cili po drejtonte një automjet të tipit “Citroën” pa poseduar leje drejtimi. Më vonë, në rrugën “8 Shtatori”, është privuar nga liria edhe M.O. (46) nga Manastiri, i cili po ashtu po drejtonte një moped pa leje drejtimi.
Në Resnjë, policia ka ndaluar J.Z. (66), pasi është konstatuar se po drejtonte një moped pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit, tek ai janë matur 0,92 promilë alkool në gjak.
Në Prilep, në rrugën “Osogovska”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një të mitur 14-vjeçar, i cili po drejtonte një moped pa leje drejtimi, ndërsa në rrugën “Pere Toshev” është ndaluar edhe S.A. (26) nga Prilepi, e cila gjithashtu po drejtonte një moped pa leje drejtimi.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse. / Aktuale.mk
