Shtyhet koncerti përmbyllës i “Verës kulturore të Çairit 2026” me Labinot Tahirin

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, koncerti përmbyllës me Labinot Tahirin, i planifikuar për sonte në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, shtyhet.

Koncerti do të organizohet në mesin e muajit korrik, në një datë që do të bëhet publike së shpejti, me dëshirën që këtë mbrëmje festive ta ndajmë së bashku edhe me mërgimtarët tanë, të cilët gjatë kësaj periudhe do të jenë në vendlindje.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim së shpejti që së bashku ta përmbyllim “Verën Kulturore të Çairit 2026” me një mbrëmje të paharrueshme. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF