Nga mesnata çmime të reja të karburanteve: Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohet benzina
Nga mesnata, karburantet do të shiten me çmime të reja.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave, dizeli lirohet për 6,5 denarë për litër, ndërsa benzina shtrenjtohet për një denar.
Çmimet e reja maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95: 94 denarë për litër
EUROSUPER BS-98: 96 denarë për litër
EURODIZEL BS (D-E V): 95 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri: 97 denarë për litër
Mazuti M-1 NS: 44,410 denarë për kilogram
Vaji ekstra i lehtë lirohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa mazuti për 1,166 denarë për kilogram. Me vendimin e ri, çmimet mesatare të shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen për 2,06 për qind.
Sipas Komisionit Rregullator, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, çmimet referente në tregun botëror janë rritur mesatarisht për 2,212 për qind te benzina. Ndërkohë, te dizeli janë ulur për 8,237 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 4,389 për qind dhe te mazuti për 2,793 për qind.
Tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara. / Aktuale.mk
