Arteta: Nuk është e lehtë të marrësh 3 pikë në fushën e Villa, këto janë fitore që të japin titullin

Arteta: Nuk është e lehtë të marrësh 3 pikë në fushën e Villa, këto janë fitore që të japin titullin

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, e ka vlerësuar shumë fitoren 1-0 që “topcinjtë” arritën dje në fushën e Aston Villa me rezultatin 1-0. ky është suksesi I dytë radhazi në kampionat për kampionët e Premier League, që synojnë të mbrojnë titullin.

“Jam shumë i lumtur, pasi është një fitore masive. Një fushë e vështirë për të ardhur dhe për të fituar tre pikët. E meritonim. Një performancë e shkëlqyer e skuadrës, të gjithë bënë një punë të mrekullueshme për ta përfunduar ndeshjen me sukses”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Vitin e kaluar humbëm këtu në një mënyrë vërtet të vështirë, me goditjen e fundit të ndeshjes. Dhe kjo ishte ende në stomak. Jemi në ndeshjen e dytë dhe është si, ‘duhet ta fitojmë këtë ndeshje!’”

“E dimë nivelin e Premier, e dimë sa e vështirë është për çdo ekip të fitojë pikë në këtë ligë, kështu që duhet të jemi vërtet krenarë sonte. Këto janë fitore që të japin titullin ndaj ndihem krenar për këtë skuadër”, deklaroi Mikel Arteta. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF