Nisi “treni urban” në relacionin Zelenikovë–Stacioni Hekurudhor–Shkup
Nga mëngjesi i sotëm ka nisur funksionimi i “trenit urban” në relacionin Zelenikovë–Stacioni Hekurudhor–Shkup….
Nga mëngjesi i sotëm ka nisur funksionimi i “trenit urban” në relacionin Zelenikovë–Stacioni Hekurudhor–Shkup. Treni do të qarkullojë tetë herë në ditë, në të dy drejtimet, ndërsa sipas njoftimeve, udhëtimi do të zgjasë rreth 25 minuta. Hekurudhat e Infrastrukturës kanë kryer rikonstruksion të plotë të linjës hekurudhore, me qëllim rritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.
Trafiku në këtë linjë do të realizohet me tre trena, sipas një orari të përcaktuar saktë, ndërsa orari i udhëtimit është harmonizuar me linjat e JSP-Shkupit.
Bileta njëdrejtimëshe kushton 40 denarë, ndërsa vajtje-ardhje 70 denarë.
Pjesa e dytë e projektit përfshin relacionin nga Milladinovci, përmes Ilindenit dhe Maxharit, deri te Stacioni Qendror Hekurudhor, ndërsa pjesa e tretë nga Stacioni Qendror Hekurudhor përmes Shkup-Veriut, Gjorçe Petrovit deri në Volkovë. / Aktuale.mk
