Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.

Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij.

Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF