Dy vite pas plagosjes me armë në Rrilë/ Prokuroria e Lezhë kërkon pushimin e akuzave për tre të dyshuarit

Dy vite pas plagosjes me armë në Rrilë/ Prokuroria e Lezhë kërkon pushimin e akuzave për tre të dyshuarit

Dy vite pas përplasjes me armë zjarri para një shkolle 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre personave që ishin proceduar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen.

Kërkesa është paraqitur në gjykatë nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, pas përfundimit të hetimeve të kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufja.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet nuk janë siguruar prova që implikojnë Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca) në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Agron Puka.

Tre personat ishin nën hetim për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në këto kushte, Prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tyre, si dhe shuarjen e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj tre të dyshuarve me vendimin nr. 690-120, datë 9 mars 2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 marsit 2024, pranë shkollës 9-vjeçare në Rrilë, ku një përplasje me armë zjarri përfundoi me plagosjen e Agron Pukës.

Tashmë është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ajo që do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë për pushimin e procedimit.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, tre personat vijojnë të konsiderohen të dyshuar dhe jo fajtorë për veprat penale për të cilat ishin proceduar. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF