​A do të jetë president unifikues Bekim Sejdiu, Hamza: Fillimet nuk i ka të mira

​A do të jetë president unifikues Bekim Sejdiu, Hamza: Fillimet nuk i ka të mira

Nëse Bekim Sejdiu zgjidhet president, duhet të jetë unifikues, por fillimet nuk i ka të mira, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ai për KosovaPress theksoi se PDK-ja nuk ka votë për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, tha ai.

Sipas tij, Sejdiu deri tani nuk ka realizuar asnjë komunikim apo diskutim me PDK-në për të kërkuar votë për president.

A do të jetë president unifikues Bekim Sejdiu, Hamza: Fillimet nuk i ka të mira

“Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, theksoi Hamza.

I pyetur se a pranon të takohet me kandidatin për president nga LVV-LDK për të marrë garanci se do të jetë unifikues, Hamza tha se tani është vonë për një gjë të tillë.

A do të takohet Hamza me Bekim Sejdiun?

“Vonë është tashmë”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar më 31 gusht për emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual.

Sot LDK-ja pritet të diskutojë emrin e tij në strukturat e brendshme partiake, ndërkaq dje disa figura, përfshirë Avdullah Hotin, kanë dalë kundër emrit të Bekim Sejdiut për president.

Sipas LVV-së, për shkak të mosdakordimit për president, deri tani nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. 
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF