Mexhiti: Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë!
Vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore në Çairin e Vjetër. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se punimet për rikonstruimin e rrugëve po vazhdojnë në rrugën “Resenska”, ku aktualisht po asfaltohen rreth 900 metra katrorë sipërfaqe rrugore.
Me realizimin e këtij projekti po përmirësohet edhe një pjesë tjetër e infrastrukturës së Çairit të Vjetër, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim dhe një mjedis urban më funksional e më të rregullt për qytetarët.
“Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë! Puna jonë shihet në terren. Projekt pas projekti, rrugë pas rruge, po realizojmë atë që kemi premtuar dhe po e bëjmë Çairin më të rregullt e më të bukur për qytetarët,” deklaroi Mexhiti.
Punimet në rrugën “Resenska” janë pjesë e investimeve që po realizohen në vazhdimësi për rikonstruimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në Çairin e Vjetër dhe në pjesë të tjera të komunës. / Aktuale.mk
