Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, raporton Betimi për Drejtësi.

Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit.

Vendimi për dënimin e Sveçlës pritet të shpallet më 8 shtator 2026, pas paraqitjes së rrethanave lehtësuese dhe rënduese nga palët.

Në seancën e së mërkurës Sveçla mungoi, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Laur Prenaj.

Në rastin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku.

Procedura ndaj Sveçlës ishte veçuar nga ajo ndaj të akuzuarve të tjerë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF