Tipike nuse shqiptare, Kida me lira në qafë (video)
Këngëtarja e njohur kosovare Kida ka kurorëzuar mbrëmë dashurinë me martesë me Ajbin në Romë.
Por festa e dasmës duket se ka nisur javë më parë në familjen e Ajbit, shkruan Indeksonline.
Në pamjet e publikuara në Instagram shihet se me 12 gusht kanë organizuar një para-dasmë private në shtëpinë luksoze të Ajbit në Preshevë.
Në këtë aheng, Kida shfaqet e veshur me një fustan të kuq, duke “vulosur” traditat shqiptare.
Ajo shihet me lira në qafë duke vallëzuar e duke u argëtuar me bashkëshortin.
