Aksidenti me motoçikletë, vdes tiktokeri Laurent Krasniqi

Aksidenti me motoçikletë, vdes tiktokeri Laurent Krasniqi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sonte në Llukar të Prishtinës mes një motori dhe një veture.

Viktima i cili u godit gjatë lëvizjes me motor, është ish-banori i “BBVK” e tiktokeri Laurent Krasniqi.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Syla bëri të ditur se viktima, 27-vjeçar, është sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF