Stuhi e fuqishme në Shkup, aeroplani nga Cyrihu devijohet drejt Prishtinës

Stuhi e fuqishme në Shkup, aeroplani nga Cyrihu devijohet drejt Prishtinës

Për shkak të stuhisë së fuqishme që përfshiu Shkupin mbrëmjen e sotme, aeroplani i kompanisë ajrore „Edelweiss“, i cili ishte nisur nga Cyrihu në orën 18:00, nuk arriti të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Aeroplani raportohet se fluturoi rreth 20 minuta mbi Shkup, pas së cilës piloti vendosi ta devijonte fluturimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku u ul në mënyrë të sigurt.

Sipas informacioneve të publikuara, një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve në këtë fluturim janë shtetas të Maqedonisë

Sipas orarit, aeroplani duhej të mbërrinte në Shkup në orën 20:00, por ulja nuk ishte e mundur për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF