Lautaro dhe rrjetet sociale: Kur kritikat janë me respekt, i pranoj, përndryshe jo

Lautaro dhe rrjetet sociale: Kur kritikat janë me respekt, i pranoj, përndryshe jo

Lautaro Martínez foli për eksperiencën me Argjentinën në Botëror dhe kritikat ndaj tij: “I zhgënjyer që nuk luajta finalen e Botërorit? Sigurisht, çdo lojtar dëshiron të luajë gjithmonë. Kemi një skuadër kampionësh dhe lojtarësh të nivelit shumë të lartë, por duhet respektuar zgjedhja e trajnerit”.

Sulmuesi i Interit shtoi: “Këtë vit u përgatita në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besoj se bëra një Botëror shumë të mirë. Personalish jam i lumtur, për mua ishte një hakmarrje, sepse në Katar nuk mbërrita në formën më të mire”.

Duke folur për kritikat, Lautaro tha: “Këtë herë u përgatita edhe mendërisht. Ka shumë zëra që qarkullojnë, siç tha edhe Bastoni. Unë, kur kjo bëhet me respekt, e pranoj; kur bëhet pa respekt, nuk e pranoj”. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF