“Seanca konstituive së shpejti”, Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin dhe me cilën parti duhet biseduar për Presidentin

“Seanca konstituive së shpejti”, Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin dhe me cilën parti duhet biseduar për Presidentin

Kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, ka dhënë detaje nga takimi i mbrëmshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë u informuan për zhvillimet rreth marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Rexhepi në një prononcim për median, ka thënë se takimi ishte miqësor dhe se Kurti i kishte informuar përfaqësuesit e komuniteteve për procesin e marrëveshjes dhe propozimin për Bekim Sejdiun si kandidat të përbashkët për president.

Përveç çështjes së zgjedhjes së presidentit, në takimin me Kurtin është diskutuar edhe për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, ka bërë të ditur Rexhepi.

Sipas saj, një nga hapat që duhet të ndërmerret sa më shpejt është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi i konstituimit të institucioneve.

“Po ashtu, sa më shpejt është votimi për kryetar të Parlamentit. Seanca konstituive pritet të thirret shumë shpejt”, ka thënë Rexhepi.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF