Cilët emra të njohur të politikës dhe biznesit figuronin në telefonin e gjyqtarit Gjoko Ristov?

Cilët emra të njohur të politikës dhe biznesit figuronin në telefonin e gjyqtarit Gjoko Ristov?

Lista e kontakteve telefonike të gjyqtarit të akuzuar të Apelit, Gjoko Ristov, ishte në fokus të seancës së sotme gjyqësore. Prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva lexoi disa emra të njohur të politikës dhe biznesit, të cilët ishin ruajtur në telefonin e tij.

Mes emrave të përmendur ishin Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, deputeti i BDI-së Ismail Jahoski, i regjistruar në telefon si “babe Ismail”, si dhe djali i tij, Asmir Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petrol”. U përmend edhe biznesmeni Zoran Azmanov.

Sipas Prokurorisë, në listën e kontakteve ndodheshin edhe Fehmi Stafa, i cili në opinion lidhet me rastin e të dyshuarit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, si dhe Ismet Guri, ish-drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe ish-funksionar i BDI-së, i përfshirë në rastin “Titanik 3”.

Në telefon ishte ruajtur edhe kontakti i ish-deputetes Frosina Remenski, si dhe një numër që, sipas Prokurorisë, i përkiste Vice Zaevit, vëllait të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Prokuroria nuk paraqiti komunikime konkrete ndërmjet Ristovit dhe personave të lartpërmendur. Megjithatë, prokurorja vlerësoi se kontaktet mund të shqyrtohen nga këndvështrimi i standardeve etike dhe ligjore, duke marrë parasysh se procesi gjyqësor lidhet edhe me pretendime për praktika korruptive.

Gjatë seancës u lexuan edhe mesazhe ndërmjet Ristovit dhe ish-gjyqtarit të Apelit, Enver Bexheti, i cili ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF