Prokuroria Speciale dorëzon sot një aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz

Prokuroria Speciale dorëzon sot një aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media.

Kjo lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën e dorëzuar për krimet e luftës në Prekaz.

Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera në njoftimin paraprak lidhur me personat e përfshirë në aktakuzë.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF