Aksident i rëndë në Fiershegan, trajleri merr përpara dy makina, shoferi vijon rrugën e tij edhe pas përplasjes
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.
Sipas dëshmive në vend ngjarje, një trajlier me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.
Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.
Pas njoftimit për këtë aksident policia është vënë në kërkim të mjetit të larguar në drejtim të paditur deri më tani.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk
