A do jetë vaksina Kovid për të gjithë apo vetëm për disa të privilegjuar?

Tregu përcakton axhendën

Marketing

Ndërsa vendet përreth botës garojnë për të gjetur një vaksinë COVID-19, qeveritë dhe Bashkimi Europian, janë thirrur për të garantuar që sapo vaksina të jetë e disponueshme, të jetë e arritshme dhe ekonomikisht e përballueshme për të gjitha vendet – madje edhe për më të varfërit.

Farmaceutika nuk është si një industri e zakonshme. Nuk ka të bëjë me blerjen e një seti të ri televiziv. Konsumatorët nuk kanë zgjidhje tjetër nëse janë të sëmurë dhe kanë nevojë për një ilaç specifik,’- shpjegoi De Sutter, Eurodeputetja belge e Partisë së gjelbër. ‘Tani për tani, është tregu që vendos axhendën për zhvillimin e ilaçeve të reja. Megjithatë, tregu nuk do të investonte kurrë në diçka që nuk duket të jetë fitimprurëse. Për më tepër, disa ilaçe shumë të shtrenjta zhvillohen falë fondeve publike. Për këtë arsye, ne duhet të rimendojmë një hulumtim të udhëhequr nga Europa, për shëndetin dhe ilaçet në përputhje me nevojat e njerëzve,’- përfundoi De Sutter.

Projekt global për të siguruar qasje në produktet mjekësore të COVID-19

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 62 programe kërkimore janë duke u zhvilluar në laboratorë në të gjithë botën për të gjetur një vaksinë për COVID-19.

Kohët e fundit, Kosta Rika i kërkoi OBSH-së të krijojë një grup vullnetar, për të mbledhur të drejtat e patentave, të dhëna dhe informacione të tjera në mënyrë që të zgjerojë aksesin në produktet mjekësore për luftimin e koronavirusit. Si përgjigje, organi shëndetësor botëror nisi një projekt global të quajtur ‘Qasja në përshpejtuesin e mjeteve ndaj COVID-19’ për të siguruar qasjen në të gjithë botën në burime, megjithëse shtrirja në të cilën projekti do të përfshijë një grup për të mbledhur të drejtat e patentave, mbetet i paqartë.
Në Europë edhe pse ekziston një Zyrë Europiane e Patentave – patentat e së cilës përgjithësisht zgjasin 20 vjet – secili vend negocion në mënyrë të pavarur koston e një ilaçi, me industrinë farmaceutike.

Rreziku i ‘pabarazisë së theksuar në qasje’ ndaj trajtimeve të reja COVID-19

Në 15 prill, më shumë se 20 organizata i shkruajtën qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar duke kërkuar që çdo vaksinë COVID-19 ose trajtimi i marrë me fonde publike, të vihet në dispozicion për të gjithë.

‘Pa masa të tilla mbrojtëse, mund të ketë pabarazi globale në qasjen e teknologjive të e reja të COVID-19, siç ndodhi gjatë shpërthimit të gripit H1N1 në 2009, ku vendet më të pasura blenë së pari pjesën më të madhe të vaksinave’,- thuhet në letër.

I gjithë sistemi duhet të ndryshojë

‘Kjo nuk duhet të ndodhë përsëri,’- tha Simon Brasch, një drejtues i Trajtimit të Drejtë dhe një ish-pacient i hepatitit C. ‘Mbaj mend që kalova një ekzaminim mjekësor për të mësuar nëse mund të hyja në trajtim apo jo. Doktori më tha që mëlçia nuk ishte përkeqësuar sa duhet, kështu që më duhej të prisja. Nuk mund t’a besoja. Thashë me vete: mbase duhet të pi çdo natë vodka derisa mëlçia ime të përkeqësohet, në mënyrë që më në fund të mund të mjekohesha.

Më në fund, unë u mjekova, por çfarë do të ndodhë me ilaçin tjetër të shtrenjtë që nuk do të jetë në dispozicion në të ardhmen? Është i gjithë sistemi i tregut farmaceutik që duhet të ndryshojë,’- tha Brasch. Doktorët pa Kufij gjithashtu kanë nënshkruar letrën drejtuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. ‘Ne e dimë shumë mirë nga puna jonë në mbarë botën se çfarë do të thotë të mos mund të trajtojmë njerëzit në kujdesin tone, sepse një ilaç i nevojshëm është thjesht shumë i shtrenjtë ose thjesht nuk është i disponueshëm,’- tha OJQ-ja në një deklaratë publike.

Disa fushata janë marrë me blerjen e vaksinave për fëmijët, më çmim të reduktuar. Të tilla fushata duhet të ndërmerren dhe me ilaçe të tjera të shtrenjta. Një mundësi për të rishqyrtuar rregullat ‘Urgjenca që po përjetojmë duhet të jetë një mundësi për të rishikuar rregullat që kanë përcaktuar tregun farmaceutik në dekadat e fundit,’- thotë profesori Massimo Florio nga Universiteti i Milanos.

Sondazhe të ndryshme kanë treguar që vitet e fundit kompanitë farmaceutike kanë tendencë të investojnë vetëm në fazat përfundimtare të hulumtimit kur fitimi duket i siguruar, ndërsa hapat fillestarë kryhen falë burimeve të universiteteve ose shoqatave. Kjo pandemi nënvizon dështimin e tregut aktual farmaceutik. Për këtë kemi nevojë për një strukturë publike europiane që prodhon ilaçe, për të cilat sektori privat nuk interesohet ose që ekzistojnë në treg vetëm me çmime të papërballueshme,’-thotë profesori Florio.

Marketing