Komisioni për sëmundje ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk rekomandoi masa të reja, ndërsa mbledhja e radhës u caktua për të martën javën e ardhshme. Mbetet në fuqi ora policore prej orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Përndryshe, sipas autoriteteve shëndetësore shteti ynë është në mes të valës së tretë të virusit korona, ndërsa piku do të fillojë të ulet javët në vijim.