Derisa drejtorët e VMRO-DPMNE-së u dorëheqën një nga një, Aleanca për Shqiptarët vazhdojnë të mbajë postet në Qytetin e Shkupit, edhe përkundër përplasjeve që patën me Arsovskën me shkarkimin e drejtorit të N.P. “Higjienës Komunale”, Zudi Koka, përcjell TV21. Zëdhënësi i kësaj partie, Naim Bajrami thotë se këtë çështje do ta diskutojnë në Kuvendin e partisë që do të mbahet të shtunën.
“Jemi në një situatë pak më të ndërlikuar brenda partiake, kemi sfidat tona partiake dhe jemi më shumë të fokusuar te kjo gjë. Sigurisht që ne e kemi diskutuar dhe pas ditës së Kuvendit ne do të dalim edhe me vendimin edhe për atë pjesë. Ne nuk i ikim përgjegjësisë aspak”, deklaroi Naim Bajrami, zëdhënës i ASh-së.
https://www.facebook.com/watch/?v=839467517462031