A do të duhet të mbajmë maskë edhe nëse jemi të vaksinuar?

Ende është herët që qytetarët t’i heqin maskat edhe nëse të njëjtit kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anticovid. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e TV21, nësë qytetarët e imunizuar mund të lëvizin lirshëm pa maska.

Marketing

“Tani për tani jo. Në mbledhjen që do ta mbahet të hënën do të bisedojmë për gjendjen në shtetet tjera dhe do të shohim situatën se si është tek ne. Realisht ne shohim se shumë qytetarët tanë nëpër parqe nuk mbajnë maskë. Mendoj se është herët që t’i heqim maskat. Javën e ardhshme do të flasim për këtë çështje”, tha Filipçe.