Gjatë një interviste për televizionin A2 në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka deklaruar se nuk pretendon të bëhet president i Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se preferon të vazhdojë detyrën aktuale deri në fund të mandatit.
Xhaferi ka bërë të ditur se zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 2 ose 3 shkurt. Me këtë rast ai nuk ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas përmbylljes së Marrëveshjes së Prespës në Kuvend, megjithatë ai ka sqaruar se për një gjë të tillë nuk ka nismë të tillë.