Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte në emisionin “10 minuta” në TV21 zbuloi se a do të ketë policë nga Bullgaria në manifestimin e nesërm me rastin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.
“Jo, nuk do të ketë polici nga Bullgaria. Ishte dezinformim, duke përhapur një lloj lajmi të rremë, që është pjesë e asaj propagande që donte të përhapej”, tha Spasovski.
Ai foli edhe për kërcënimet me bombë nëpër shkolla dhe institucione tjera, ndërsa tha se kjo është pjesë e asaj lufte hibride që po ndodh.
“Mendoj se pikërisht tani është zgjedhur koha kur kemi një situatë në të cilën kemi një rrezik të lartë për organizimin e një eventi. Në territorin e Shkupit sot kishim tetë shkolla të mesme dhe një shkollë fillore. Të gjitha kontrollet janë kryer, raportet janë të rreme”, tha Spasovski.