Pas Vitit të Ri, nuk do të ketë restriksione të rrymës elektrike, kurse shtrenjtimi nuk do të jetë ashtu sic po ndjellet frikë tek qytetarët – siguron Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një intervistë pët Agjencinë e Lajmeve MIA.
Ai nuk ka dashur të hyjë në parashikimet se për sa do të ngritet cmimi I rrymës elektrike, pas 1 Janarit, por thotë se Qeveria ka bërë gjithcka që mundet që të sigurohet se shtrenjtimet nuk do të jenë ashtu sic paralajmërohen.
FATMIR BYTYQI PËR MIA-n
“E di me siguri vetëm një gjë që do të ndodh, e kjo është se për qytetarët do të sigurojmë sasi të mjaftueshme të rrymës elektrik, jo vetëm në Janar, por edhe më tej, që do të thotë se nuk do të cënohen nevojat për energjinë elektrike dhe nuk do të ketë restriksione. Këtë mund ta garantoj. Garantoj se nuk do të jetë ashtu sikurse dikush që dëshiron të ndjell frikë tek qytetarët. Dhe, do të vazhdojmë të investojmë në burime të rinovueshme të energjisë”
Lidhur me cmimet e produkteve bazë ushqimore që janë ngrirë deri më 31 Janar, Zv/Kryeministri Bytyqi thotë se situata po ndiqet me vëmendje dhe nëse është nevoja, do të vendosen edhe masa tjera.