Nga nji shtatori do të ketë libra për shumicën e lëndëve për arsimin fillor dhe të mesëm thotë Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili gjithashtu premton fillim të suksesshëm të vitit shkollor. Ai thotë se do të ketë vonesa vetëm për disa lëndë, për librat e matematikës për klasën e tretë dhe disa nga lëndët për klasën e gjashtë, për çka nxënësve do të duhet të gjinden vetë me ndihmën nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
“Nga klasa e parë deri në të gjashtën, mund të them se të gjithë, sepse ata që janë miratuar në vitin e kaluar shkollor, nga klasa e parë, e dytë, e katërt dhe e pestë do të jenë të gjitha tekstet shkollore. Sa i përket klasës së tretë, shumica e librave do të jenë, ose me numra nga të gjitha lëndët, përveç lëndës së matematikës, që presim të përfundojë në periudhën e ardhshme nga procedurat që janë në këshillin kombëtar.”, tha Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Shaqiri edhe pse garanton se me një shtator do të ketë tekste shkollore, megjithatë thotë se do të përgatiten material përgatitore për të shmangur momentin që nxënsëit mos të mbeten pa materijale për fillimin e vititit shkollor.