A do të koalicionojë me VMRO-DPMNE, Sela ka këtë përgjigje

Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën për “360 shkallë” në Alsat-M ka shpjeguar qëndrimin e ASH-së lidhur me koalicionimet paszgjedhore edhe me VMRO-DPMNE.

Marketing

“Ne do të shkojmë në koalicion me atë parti që pranon programin e ASH dhe nuk kam ndërmend që asnjë subjekti të kampit politik maqedonas ti krijojë pozicion komod. A jam i qartë”, theksoi Sela. I pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse VMRO-DPMNE në tryezë do ti shpalos kushte siç po i promovojnë edhe tani se do të ndërrojnë Marrëveshjen e Prespës, të ndërrohet Ligji për gjuhët sipas rekomandimeve të Venedikut, Sela theksoi:

Ja edhe unë ti përgjigjem. Të mos i shkojë mendja dikujt të vij tek unë dhe të kërkojë që të ndryshohet Ligji për gjuhët. Ne jemi përgjigjur në disa raste. Ligji për gjuhët vetëm se mund të avancohet, dhe nuk mund të ketë kthim prapa”, theksoi kreu i ASH-së.