A do të kthehen të hënën nxënësit në shkollë? Ja kur pritet të merret vendimi

Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut gjatë vikendit do ta vazhdojnë dialogun që të përcaktohet përqindja e saktë e rritjes së pagave për mësimdhënësit dhe edukatoret, me qëllim që nga e hëna nxënësit të vijojnë procesin mësimor.Numri një i sindikatit Nedellkov tha se këshilli i SASHK-ut do të debatojë për propozimin e Qeverisë, që greva të pezullohet dhe nxënësit të fillojnë mësimin përderisa brenda dy tre ditë të definohet propozimi i tyre dhe pranimi apo refuzimi i SASHK-ut ndaj propozimit të ofruar.

Marketing

“Për fat të keq ende nuk mund të dal në opinion me vendim përfundimtar për atë çka është propozuar dhe të tregoj qëndrimin tone pranojmë apo jo. Këshillii Sashkut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën antarët tanë do të informohen pë vendimein e sjellur kështu që të dielën në mbrëmje do të dihet vendimi.”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.