A do të kthehet kosovari nga SHBA që premtoi 50 milionë euro nëse fiton Albin Kurti?

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalur në mbështetje të hapur ndaj Albin Kuriti, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

Marketing

E tash që Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet, mbetët të shihet nëse biznesmeni nga SHBA’ja do t’i ndihmojë Kosovës me 50 milionë euro investim.
Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.

Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.

Marketing