A do të paguhen mëditjet e arsimtarëve dhe edukatorëve që ishin në grevë? Përgjigjet Nedellkov

A do të paguhen mëditjet e arsimtarëve dhe edukatorëve që ishin në grevë? Kreu i SASHK-ut Jakin Nedellkov me përgjigje se problem serioz janë mëditjet në çerdhe që do të mund të rrezikojnë proceisn e negociatave.

Marketing

“Kemi dorëzuar kërkesë dhe nismë deri te MASH për pagesën e mëditjeve në bazë të marrëveshjes kolektive, kemi bazë për këtë dhe pothuajse jemi të sigurtë se do të paguhen pagat në veprimtarinë e arsimit. Për fat të keq kemi problem me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale me mbrojtje e fëmijëve dhe deri më tani nuk kem sinjale se do të paguhen mëditjet dhe kjo mund të jetë problem serioz për prishjen e procesit të negociatave.”, tha Nedellkov.