A do të përfshihet UÇK në ligjin për branitella? Panova: Branitellat nuk mund të barazohen me ata që sulmuan

Eli Panova, deputete nga radhët e VMRO-DPMNE-së e ftuar në emisionin “Daily Click” në TV21 ka folur rrethi ligjit për branitella.

Marketing

Ajo tha se ligji nuk duhet t’i mbulojë luftëtarët e UÇK-së, sepse, sipas saj, nuk mund të jenë branitella ata që sulmuan.

“Branitellat nuk mund të barazohen me ata që sulmuan. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet hapur një debat. Kjo temë, në vend që të mbyllet, dhe tani në vend që të flasim për reforma, po kthejmë disa pyetje në shekullin e 21-të. Ne jemi të gatshëm të debatojmë mbi këtë temë”, tha Panova.

Marketing