A do të rikandidojë për kryetar të ASh-së? Përgjigjet Sela

“Nuk dua të bëj përjashtimin nga asnjë anëtar i ASH dhe dua të bëj barazinë, i nënshtrohem rregullave që i nënshtrohet çdo anëtar i partisë”.

Marketing

Kështu u përgjigj lideri i ASh-së, Ziadin Sela në pyetjen e TV21 se a do të kandidojë në Kongresin e partisë edhe për një mandat si i pari i partisë.

“Tani a do të kandidoj apo jo? E kam thënë edhe tjera herë, jam funksion të anëtarësisë së ASh dhe sjellja ime në të ardhmen patjetër se do të jetë në funksion të saj”, tha më tej Sela, transmeton TV21.

Kur u pyet se a do të mbështeste kandidaturën e Arben Taravarin për kryetar të partisë, ai mohoi të bëjë një gjë të tillë.

Nuk tregon as se nëse do të kandidohet, edhe pse Taravari kohë më parë tha se nëse nuk kandidon Sela, do të shqyrtojë mundësinë e kandidimit.

Sela tha se nëse do të shikonte veten, vendimin do ta kishte shumë më të qartë.

“Mendoj se ka kohë deri në Kongres. Nuk kontribuoj mirë nëse unë e shoh veten time. Nëse do të shihja veten time, do ta kisha më të qartë vendimin”, përfundon Sela.

Marketing