A do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Flet Mickoski

Se a do të a do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ekzistojnë dy opsione, ta shkëpusim marrëveshjen ose ta optimizojmë marrëveshjen, për çfarë tashmë kemi bisedime fillestare.

Marketing

Mickoski tha se qytetarët duhet të fitojnë autostradë por marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria aktuale, e cilëson si të pazbatueshme për shkak të problemeve juridike

“Fillimisht duhet ta shohim marrëveshjen. Nga ajo që kemi qasje në marrëveshje, shihet se kemi dy opsione. Njëri opsion është ta shkëpusim marrëveshjen, të shkojmë në Arbitrazh dhe të paguajmë qindra milionë euro dhe të mos kemi autostradë. I dyti është që ta optimizojmë marrëveshjen, për çfarë tashmë kemi bisedime fillestare, me çka do të përshpejtohej projekti dhe do të realizohej projekti. Ne jemi më shumë për qasjen pragmatike – qytetarët të fitojnë autostradë, po ajo të jetë e optimizuar pasi kështu siç është nënshkruar nga kjo Qeveri, për fat të keq, në një masë duhet të them se është i pazbatueshme për shkak të problemeve juridike dhe problemeve me shpronësimin, si dhe problemeve teknike. Kështu, porosia ime është se si Qeveri duhet të ndërtojmë, dhe jo të prishim”, tha Mickoski.

Marketing