A do ti bashkohet PDSH-ja koalicionit VLEN? Përgjigjet Zv/kryeminsitri Mexhiti 

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, përjashton mundësinë që koalicionit VLEN t’i bashkëngjitet PDSh-ja e Menduh Thaçit, pas largimit nga “Fronti Evropian”. Mexhiti, megjithatë thotë se nuk po zhvillon bisedime të tilla me Thaçin dhe se bashkimi i partive brenda “Frontit Evropian” ishte për të mbijetuar në skenën politike.
“Unë personalisht nuk jam në bisedime të tilla. Sikurse paralajmërova para disa muajve, ata nuk u bashkuan në baza ideologjike ose për qëllime më të larta, por se si të mbijetojnë në skenën politike. Ashtu që në momentin kur nuk janë në Qeveri, nuk kanë kauzë politike.”, – deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti,ndërsa  paralajmëron më shumë informacione periudhën në vijim.
Nga PDSh-ja për mediat e vendit e kanë konfirmuar shkëputjen e kreut të tyre nga “Fronti Evropian”, por se Thaçi nuk do të ndërpresë komunikimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Me largimin e Thaçit, “Fronti Evropian” mbetet me 17 deputetë.
Marketing