Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse do t’i japë leje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të vizituar Graçanicën.
Kurti ka pyetur gazetarin nëse e ka parë kërkesën e Vuçiqit, duke thënë se në momentin që presidenti serb do ta dërgojë kërkesën për vizitë, do ta trajtojë atë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh.
“A e keni parë kërkesën.. Kur të na e dërgojë kërkesën do ta trajtojmë më seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh”, tha kryeministri para gazetarëve.