A do t’i ndalohet hyrja Xhambaskit? Spasovski: Do të vendosim me 4 shkurt

Do të vendosim me 4 shkurt, kështu u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili u pyet nëse autoritetet do ta kthejnë mbrapsht eurpodeputeti bullgar Angell Xhambaski nëse i njëjti tenton të hyjë në Maqedoni me 4 shkurt, përcjell TV21. Spasovski tha se dje Qeveria ka angazhuar MPB-në që në suaza të kompetencave që ka të angazhohet për të kontrolluar personat që paraqesin rrezik për sigurinë e vendit dhe që ofendojnë identitetin maqedonas.

Marketing

“Punojmë bashkërisht me ASK-në, me shërbimet e sigurisë për këmbim të informacioneve dhe në bazë të këtyre të dhënave dhe informatave , MPB do të merr vendime”, tha mes tjerash Spasovski.

Marketing