Jakim Nedellkov, krysindikalist i arsimit, shkencës dhe kulturës është takuar me ministren e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë biseduar për rritjen e premtuar të pagave në arsim nga muaji shtator, transmeton TV21.
Duke e pasush parasysh se paralajmërimet janë se ka mjete të cekta në buxhet dhe se paralajmërimet për rritjen e pagave vështirë se do të realizohen, Nedelkov thotë se kanë rënë dakord me ministren që të gjendet zgjidhje për realizimin e pagave të shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm.
“Duhet të bëhen përpjekje shtesë që të gjenden zgjidhje alternative, se si do të mundej që kjo çështje shumë e rëndësishme për sektorin e arsimit fillor dhe të mesëm të rrumbullakohej me Marrëveshje për rritjen e pagave në shtator.
Është biseduar edhe për nënshkrimin Marrëveshjeve të reja kolektive, optimizimin dhe reformat në arsim si dhe rezultatet e pritshme nga të njëjtat me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Nedellkovit.