Ballina Lajme Shqipëri A duhet të dorëhiqet Basha? Boçi: Liderin e kemi, ai duhet të...

A duhet të dorëhiqet Basha? Boçi: Liderin e kemi, ai duhet të vazhdojë betejën

Përfaqësuesi i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka folur mbrëmjen e sotme edhe për kërkesat që vijnë për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, PD është në mesin e një beteje dhe ajo e ka liderin, që duhet të vazhdojë këtë betejë.

‘Analiza është pjesë e normalitetit të funksionimit të një partie, pas një procesi zgjedhor. Ka pjesë për marrje përgjegjësie, sepse analiza duhet të nisë nga seksionet e deri më lart.

Marketing

Ne jemi në një betejë të papërfunduar, nga beteja zgjedhore në një betejë ligjore.

Ne nuk mund të pretendojmë që gabimet janë tek Basha, duke ligjëruar vjedhjet e Ramës.

Nëse dikush thotë se largimi i Bashës do të zerojë vjedhjet e Ramës, atëherë haleluja. Por ne e kemi liderin dhe ai duhet të vazhdojë betejën.

Nuk është momentin që të krijojmë beteja të tilla fiktive brenda forcës tonë politike.

E keqja ka një emër, duhet luftuar, hajdutin e votave e kemi aty. PD bëri gjithçka, pati program, vizion, lidership krijoi frymë, krijoi lëvizje, por këto ranë për momentin, pasi hajduti i strukturuar me mekanizma jo politikë, me shtetin në këmbë si strukturë grabitje vote, vodhi votat dhe kërkon të ripërsërisë mandatin e tij’, tha Luçiano Boçi.

Marketing
Exit mobile version