A duhet të hapën shkollat apo jo???

Ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar se a do të hapen shkollat apo jo, megjithatë pritet që me 14 shtator, pra këtë të hënë, të fillojë procesi edukativo arismor në nivel vendi.

Marketing

Ky pritet të jetë një proces shumë i vështirë, dhe gjithashtu jo i lehtë për institucionet e vendit, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e mësimit.

Në të gjithë botën po shfaqën probleme më kthimin e nxënësve nëpër shkolla, edhe pse kanë kushte më të mira, ndërkohë që tek në kushtet janë skandaloze, që e bën edhe më të vështirë zhvillimin normal të këtij procesi.

Shkollata në Kosovë ballfaqohen me probleme elementare, s’kanë as kushte minimale: mungojnë hapësirat e mëdha në klasa, mungojnë klimatizimi i shkollave, higjiena elementare dhe shumë të tjera.

Edhe pse ministria zotohet të ketë bërë maksimimun, situate në terren le shumë për të dëshiruar. Andaj, gjasat janë shumë të mëdha që përhapja e virusit të merr përmasa kolosale, që mund të kalopsojë sistemin tonë shëndëtësor.

Në anën tjetër, prindërit bëjnë thirrjë që procesi mësimor të fillon më 14 shtator, edhe ashtu fëmijët kanë humbur shumë nga mungesa e zhvillimit të mësimit në shkollë.

E tëra kjo situatë, është pasojë e mos investimeve që janë bërë në shkolla, në ofrimin e kushteve më të mira, të cilat më lehtësi do të mund të ofronin tani mësim më cilësor në shkollat tona.

Ra ky covid dhe u pa gjendja jonë reale në tërë sistemin tonë jetësor, për më tepër edhe atë shëndëtësor dhe mësimor, të cilat duhet të jenë shtyllat e shtetit.