A duhet të hapet dhurata para mysafirëve apo jo?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla

Marketing

Pranimi dhe hapja e dhuratës kërkon një talent të veçantë.

E dinë këtë edhe ata më të ngathëtit në këtë disiplinë të cilëve në momentin derisa marrin dhuratën, fillojnë t’u djersiten duart dhe t’u kalojnë nëpër kokë një sërë pyetjesh: Ç’të bëj nëse nuk më pëlqen? Si të buzëqesh, por që të mos duken teatral? Përse fytyra ime po më tradhton?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla.

Para se t’ia filloni t’ia hiqni mbështjellësen, lexoni urimin dhe kështu palës tjetër i jepni sinjale që më me rëndësi është kujdesi që jua ka përkushtuar sesa vlera materiale e dhuratës.

Nëse festoni ditëlindjen apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme me shoqëri më të madhe, patjetër hapeni dhuratën para tyre, në mënyrë që të tregoni respektin ndaj dhuruesit, transmeton Telegrafi.

Vetëm një “falënderim” nuk mjafton, patjetër duhet të thoni diçka për dhuratën, në mënyrë që dhuruesi të ndihet më mirë. Pak entuziazëm nuk është e tepërt, madje edhe nëse keni parë ndonjë tenxhere në vend të fustanit të dëshiruar.

Në vend të shikimit konfuz, nga i cili mund të “lexohet”: Nga të erdhi kjo ide të më blesh tenxhere?, thoni diçka të hareshme, si p.sh.: “Kjo do të më motivojë të zbuloj edhe një dhomë në shtëpi”.

Gjithmonë të kini parasysh që duhet të respektohet angazhimi i dikujt, e jo dhurata. Dikush ka ndarë kohën që të gjejë atë që mendon që është dhurata e duhur për ju, që ta mbështjellë, të shkruajë përkushtimin.

Prandaj përpiquni që t’ia ktheni me reagimin e vërtetë në mënyrë që edhe, veten edhe atë, i cili ju ka bërë dhuratën të mos i sillni në situata të pakëndshme.