A e dini çfarë i bëjnë trurit mendimet negative?

 

Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës.

Marketing

Këtë e thotë një studim i fundit mbi shëndetin mendor i kryer nga University College London, sipas të cilit, mendimet negative nxisin akumulimin e shumë depozitave të dëmshme të proteinave tau dhe amyloide në tru.

Këto proteina janë shumë të dëmshme sepse dobësojnë aftësitë e të nxënit, nxisin ankthin dhe depresionin dhe e dëmtojnë trurin shumë.

Në kryerjen e studimit, ekspertët rekrutuan mbi 300 persona mbi moshën 55 vjeçare.

Studimi u krye në harkun kohor të dy viteve. Gjatë skanimit të trurit të pjesëmarrësve u zbulua se ata të cilët mendonin negativisht në mënyrë të përsëritur, kishin aftësi më të pakta të të nxënit dhe përkeqësim të kujtesës.

Si Të Përballeni Me Mendimet Negative
Së pari është e rëndësishme të theksohet se mendimet negative janë pjesë e eksperiencës njerëzore dhe janë të paevtiueshme sidomos kur janë sporadike.

Së dyti, të qënit pozitivë nuk është diçka që vjen natyrshëm, të paktën jo gjithmonë.

Optimizmi është si një muskul, i cili duhet ushqyer dhe stërvitur.

Problemi qëndron kur mendime të tilla nguliten në tru dhe mjegullojnë llogjikën por edhe nxijnë perspektivën e të ardhmes.

Ekspertët veçojnë vetëdijen, meditimin dhe terapitë e të folurës për të pakësuar sa më shumë mendimet negative.

Njerëzit që mendojnë negativisht gjithë kohës dhe që vuajnë nga ankthi apo depresioni, kanë nevojë për medikamente.

Një qasje optimiste ndaj një situate apo mendimi negativ është të pranosh gjërat që nuk i ndryshon dot.

Kjo qasje duhet ndjekur gjithmonë nga shqyrtimi dhe identifikimi i një mundësie të re që mund të dalë nga kjo situatë e pandryshueshme negative.

Aspekti më i rëndësishëm i përballjes me një mendim negativ është zhvendosja e vëmendjes tek diçka apo person tjetër.

Ecja, biseda me një mik, ose çdo aktivitet që është i preferuari juaj ju vjen shumë në ndihmë për të mos lënë mendimet negative që të zënë rrënjë.

Ah dhe e fundit, edhe nga rëndësia është që sipas studimeve, njerëzit optimistë kanë 30 përqind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të ndryshme.