A e dini deri në sa mund të paguani ‘cash’ në Maqedoni?

Qytetarët në Maqedoni nga 1 janari i këtij viti do të munden të paguajnë ose të marrin para në dorë në vlerë vetëm deri në 60 mijë denarë ose 1 mijë euro. Gjithçka mbi këtë shumë patjetër do duhet të kalojë përmes llogarive bankare, raporton “alsat”.

Marketing

Në qershor të vitit të kaluar në fuqi hyri dispozita e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Me këtë dispozitë pragu i lejuar i pagesave me para në dorë prej 15 mijë euro u ul në 2 mijë euro. Pastaj nga fillimi i vitit kjo shumë u ul në 1 mijë euro, përcjell albinfo.

Ligji parasheh nga qershori të shtohen kontrollet, me çka për blerjen e mallrave dhe shërbimeve qytetarët dhe firmat me para në dorë do të munden të paguajnë vetëm shumë prej 500 eurove ose 30 mijë denarë.

Qëllimi i kufizimit të këtillë është ulja e ekonomisë gri dhe rritja e pagesës elektronike.
Megjithatë, në një pjesë të madhe të objekteve tregtare, por edhe në institucionet shtetërore nuk ka kushte për pagesë elektronike, gjegjësisht mundet të paguhet vetëm me para të gatshme.