A e dini pse themi “Shnet” kur teshtin dikush?

Shumë njerëz janë mësuar së thënia “bless you” perdoret kur dikush teshtin. Askush nuk thotë asgjë kur kolliteni apo kur i shfryeni hundët nga qurrat, por pse teshtitja merr një trajtim kaq të veçantë?

Marketing

T’i dëshirosh mirësinë dikujt pasi teshtin ka origjinë mijëra vjeçare, përcjell Periskopi. Romanët do të thoshin “Jupiteri të ruajtë” apo “Salve” që do të thoshte “shëndet të mirë,” ndërsa grekët do t’i uronin njëri-tjetrit “jetë të gjatë.”

Fraza “Zoti të bekoftë” i atribuohet Papës Gregori i Madh, që e shqiptoi atë në shekullin e gjashtë gjatë një epidemie bubonike të murtajës [teshtitja ishte një simptomë e qartë e një forme të murtajës].

Edhe në gjermanisht, termi “gesundheit” vjen nga Gjermanishtja, dhe bukfalisht do të thotë “shëndet”. Ideja është që teshtitja tipikisht e paraprin sëmundjen.

Njerëzit në botën arabe, por edhe shqipe thonë “Alhamdulillah;” që do të thotë “lavdia qoftë me zotin.” Hindusët thonë “Jeto!” apo “Jeto mirë!”

Në Rusi, thonë “bolshoi” që do të thotë “rritu i madh”. Në Kinë, fëmijëve iu thonë “bai sui” që nënkupton “jetofsh 100 vjet.”

Disa njerëz besonin se teshtitja shkaktonte ikjen e shpirtit nga trupi përmes hundës. Duke thënë “bless you” ata do të ndalnin djallin nga mundësia për të marrë shpirtin e dikujt.

Po ashtu, kishte një keqkuptim se zemra pushon së rrahuri gjatë teshtitjes [e nuk ndodh kështu] dhe kur thua “shnet” e mirëpret tjetrin sërish në jetë.

Ne tash e dimë që teshtitja është veprim refleksiv dhe zakonisht është shenjë e të ftohtit apo alegjisë

Marketing