A e dini se çfarë ndodh në të vërtetë me sendet e konfiskuara në aeroport?

Përafërsisht 900 kilogramë artikuj në muaj paketohen gabimisht nga udhëtarët në bagazhin e tyre. Dhe është një mister për një pasagjer të thjeshtë kur bëhet fjalë për atë që ndodh pasi malli i tij konfiskohet. Vështirë se dikush e di se çfarë të bëjë nëse ndodh diçka e tillë.

Marketing

Të heqësh dorë nga mallrat nuk është alternativa e vetme

Çfarë ndodh në të vërtetë me sendet e konfiskuara në aeroport

Sa herë që lini një send të konfiskuar në aeroport ju i thoni lamtumirë atij. Nëse është një shishe me ujë, nuk është gjë e madhe, por nëse është një shishe me parfum të shtrenjtë, mund të jetë dramatike. Në këtë rast, duhet të dini se keni mundësi të tjera.

Së pari, disa aeroporte kanë një shërbim të kthimit të sendeve të konfiskuara. Mund të pyesni një punonjës aeroporti se ku mund ta gjeni. Pasi të keni depozituar artikullin tuaj, keni një sasi të caktuar ditësh për ta rikthyer atë. Për shembull, në Manchester keni 30 ditë. Gjithashtu, mund të zgjidhni që artikulli juaj të dorëzohet në adresën tuaj nëse nuk planifikoni të ktheheni brenda një afati kohor të caktuar, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Çfarë ndodh në të vërtetë me sendet e konfiskuara në aeroport

Së dyti, askush nuk ju pengon të ktheheni në sportelin e biletave të linjës ajrore dhe të kontrolloni bagazhin tuaj që përmban ata artikuj. Sigurisht, kjo është nëse nuk jeni në nxitim dhe keni kohë të mjaftueshme. Dhe duhet të mbani mend se shumë linja ajrore lejojnë që vetëm një bagazh të kontrollohet falas.

Mund t’ia jepni edhe mikut tuaj ose ta lini në makinën tuaj. Kjo është arsyeja pse është gjithmonë më mirë të shkoni në aeroport me kohë të lirë, përcjell rtv21.tv

Ku shkojnë artikujt tuaj nëse konfiskohen?

Çfarë ndodh në të vërtetë me sendet e konfiskuara në aeroport
Disa njerëz mund të mendojnë se oficerët marrin sendet tuaja. Ky është një keqkuptim. Disa nga artikujt, si për shembull, një kuti e përzier me thika ose një çantë dizajni hidhen në internet dhe shiten me shumicë. Në ankande, ato mund të shiten me për gjysmën e çmimit.

Çfarë ndodh në të vërtetë me sendet e konfiskuara në aeroport
Shumë gjëra shkojnë për bamirësi. Vullnetarët thonë se mund të mblidhen deri në 50,000 dollarë. Gjërat ushqimore shkatërrohen, pijet hidhen në plehëra.

Disa aeroporte bëjnë ekspozitë arti me artikujt e ndaluar

Gjithmonë ka vend për art. Për shembull, në vitin 2019, stafi në aeroportin e Lituanisë në Vilnius ka dalur me një ide për t’u kujtuar udhëtarëve se siguria është e para. Ata kanë bërë një pemë të Krishtlindjes me thika dhe gërshërë të konfiskuara.

Pema ka qenë e gjatë 5 metra e gjatë. Janë dashur më shumë se 2 javë për ta rregulluar atë: “Pra, nëse nuk dëshironi që sendet tuaja personale, por të ndaluara, të zbarkojnë në pemën e Krishtlindjes të vitit të ardhshëm, më mirë kontrolloni bagazhet tuaja përpara se t’i paketoni për fluturimin tuaj të ardhshëm.”