Haxhi Vehbi Dibra (Dibër, 12 mars 1867 – Tiranë, 24 mars 1937)
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Parlamentit të Shqipërisë, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndër komentatorët më të mirë të Kuranit në gjuhën shqipe dhe intelektual shqiptarët.
I pakrahasuari, dibrani me vizion të gjerë patriotik dhe realizues i vizionit të tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të parë shiptar për dje, sot dhe në të ardhmen.
Haxhi Vehbi Dibra shquhej si dijetar i shumë dimensioneve. Atë e njihte bota si të tillë. Atë e nderoi si të tillë rektori i Universitetit të Kajros El-Ez’her dhe mbreti i Egjiptit. E respektoi edhe mbreti i Arabisë Saudite, i cili e nderoi Vehbi Dibrën duke i besuar lutjen e fundit për mbylljen e ritualit të haxhit në vitin 1935. Ishte vlerësim dhe nderim të bëje duanë e fundit të haxhit para qindra mijëra haxhinjve nga e gjithë bota e, midis tyre, kishte dijetarë, rektorë universitetesh, udhëheqës shtetesh etj. Ishte dhe nderim e krenari për popullin shqiptar, në krye të të cilit ishte Haxhi Vehbi Dibra. Vehbi Dibrën e përshëndetën në mënyrë të veçantë edhe rektori i universitetit më të madh, atij të Ez’her-it, si dhe mbreti Faruk i Egjiptit.
Zoti e mëshiroftë imamin e madh Vehbi Dibrën.